INTERVISTA/ Meta beson Fugën, jo ato çfarë publikojnë mediat amerikane për “qokën”...

INTERVISTA/ Meta beson Fugën, jo ato çfarë publikojnë mediat amerikane për “qokën” e Ramës në Majemi

55
0
Shares

Ilir Meta ka bërë “të paditurin”, për vizitën e Edi Ramës në Majemi, ndërsa ka preferuar ti besojë sqarimit të Endri Fugës, nëpërmjet “kryeministrisë”. Duke pranuar se “reagimi i kryeministrisë” është i vetmi informacion që ai ka, Meta ka injoruar publikimet e medieve amerikane, sipas të cilave Edi Rama ishte fokusuar duke ndjekur një ndeshje basketbolli të kampionatit amerikan, NBA.
Midis të tjerave, në intervistën e tij në “Studio e hapur”, të Eni Vasilit, në TV “News 24”, Ilir Meta ka shprehur rezerva dhe dyshime për kërcënimin e mbërritur sot në adresë të Sali Berishës, por se ka shtuar se,  “Nëse është e vërtetë mbetet e rëndë dhe e papranueshme për këdo që shantazhin”.

Jeni i shqetësuar që një deputeti si zoti Berisha është i kërcënuar nga një qytetar? Ka botuar një sms kërcënuese…
Kam parë ca titra pak më parë më është dukur e pabesueshme. Duhet bërë verifikim se ka teknologji në internet që me numrin tim ju vjen një mesazh për ju edhe me numrin tuaj më vjen mua. Nëse është e vërtetë mbetet e rëndë dhe e papranueshme për këdo që shantazhin.

Berisha ka botuar dy foto nga një ndeshje basketbolli. Rama është me pushime?
Nuk kam dijeni përveç asaj që mësova nga reagimi që ka botuar kryeministria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY