INTERVISTA/ Ilir Meta nuk e ka inatin vetëm me ambasadorin amerikan por...

INTERVISTA/ Ilir Meta nuk e ka inatin vetëm me ambasadorin amerikan por edhe me “Zërin e Amerikës”

55
0
Shares

Pjesë “e ngacmimit” të Eni Vasilit ishte edhe intervista “e fortë” e Ilir Metës, e disa javëve me parë te “Zëri i Amerikës”.
Nga “Studio e hapur” e TV “News 24”, Meta e cilësoi atë intervistë si “përgojim joprofesional” si edhe “mungesë profesionalizmi”…

Zoti Meta pse jeni në qendër të sulmeve?
LSI është rritur. Nuk e di çfarë arsyeje ka, unë jam shumë i sjellshëm, shumë korrekt.

Motoja juaj me qetësi dhe dashuri, por nuk ishit as i qetë dhe as i dashur me gazetaren e VOA-s? Ju e keni parë vetë?
Po e kam parë.Unë kam qenë në një studio shumë të hapur. Mua nuk më shqetëson asgjë se kam dëgjuar gjëra shumë më të mëdha dhe më të rënda. Mua më shqetëson që shpërdorohet një studio e tillë. Mua më shqetëson mungesa e profesionalizmit. Unë nuk bëj kompromise me gazetarin mos më pyet këtë, mos më pyet atë. Por kur një gazetare thotë që raporti thotë kështu dhe raporti nuk thotë ashtu, kur thotë keni makinë të shtrenjtë dhe unë nuk kam asnjë makinë personale. Kur thotë që keni shtëpi në Lalëz, kur e kam prej kohësh dhe ky qenka problem i madh që i bën pushimet në Sarandë, në Velipojë, por jo në Dubai, në Maldive? Një politikan që nuk di të lozë as baste, as kazino… Një politikan që përgojohet në mënyrë kaq joprofesionale… Pronat që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj me të cilën jetojmë janë 7-8 herë më të mëdha se dy apartamentet që kemi ne. Ishte mungesë e madhe e përgjegjësisë. Mendoj që edhe mediat duhet të kenë profesionalizëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY