Deputeti që ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, ishte paditur edhe për përdhunim

Deputeti që ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, ishte paditur edhe për përdhunim

55
0
Shares

Deputeti Simon Danczuk i cili akuzohet për skandalin e ngacmimet seksuale që ai i kishte dërguar një vajze 17-vjeçare që i kërkonte punë, sot është zotuar se do të vazhdojë të jetë deputet, pavarësisht akuzave për jetën e tij personale.

49-vjeçari dy herë i martuar, baba i katër fëmijëve, ka thënë se ajo që ka ndodhur, ishte për shkak se në atë kohë ai kishte probleme me pijen, duke iu referuar dërgimit të mesazheve me përmbajtje seksuale ndaj Sophena Houlihan kur ajo ishte 17 vjeç.

Ai tani është përjashtuar nga Partia Laburiste në Britani, ndërsa ka nisur një hetim për sjelljen e tij, për të cilat ai ka kërkuar edhe falje pa rezerva. Madje dje Policia e Lancashire ka konfirmuar se ka një hetim që është hapur ndaj deputetit pas një ankese që daton që në vitin 2006, mbi pretendimet për përdhunim.

Por deputeti i ka hedhur poshtë akuzat që i bëhen dhe i ka cilësuar ato dashakeqe, të pavërteta dhe tronditëse , duke shtuar se do të bashkëpunojë plotësisht me drejtësinë dhe është i bindur se do të pastrojë emrin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY