Dega e PD-së së Kukësit festoi sot 25 vjetorin e themelimit të saj.
Në ceremoninë përkujtimore, morën pjesë deputetët Arben Ristani, Flamur Noka, Mimoza Hajdarmataj, si dhe drejtues të PD.
Me këtë rast, deputetja Hajdarmataj, një mesazhin e saj e bëri publik në “Facebook”.
“Nje cerek shekulli ekzistence eshte kohe e mjaftueshme per te kuptuar e besuar se PD eshte institucioni me i larte i lirise qe funksionon dhe vlerave e saj qe nxisin progres, treg te lire, shtet te se drejtes dhe integrim evropian.
Ne kete rrugetim te gjate, mirenjohja dhe respekti i perket cdo anetari, qe me perkushtim dhe pasion ka ngritur dhe mban ne kembe shtepine tone te vlerave, por mbi te gjitha shkon per themeluesit dhe qendrestaret qe besuan e qendruan fort tek parimet e PD dhe ne koherat me te ashpra e te veshtira.
Historia e PD eshte historia e tejkalimit te cdo sfide, eshte historia e rezistences dhe e besimit tek liria, demokracia dhe piksepari tek atdhedashuria.
Demokratet e duan vendin dhe jo me kot arritjet me te medha u kurorezuan ne kohen e qeverisjes se pare demokratike, presidentit Berisha dhe tete vite te PD.
Sot kemi nje tjeter kohe te veshtire, krizen e Rilindjes se pasardhesve te bllokut.
Do ia dalim ta shpetojme vendin sepse ky eshte dhe ishte misioni i PD dhe 25 vite me pare.
Te rrezojme te keqen, ti hapim driten ringritjes ekonomike dhe rruges per integrim ne BE”, shkruan Hajdarmataj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/