U dhanë shenjat e para se azilantët që mbërrijnënë Greqi nga vendet arabe dhe Afrika mund të ndryshojnë itenerar duke lënë rrugën e Maqedonisë për në Serbi dhe më pas në Hungari.
Policia Kufitare Kakavije kap 20 shtetas të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.
Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije janë kapur 20 (njëzetë) persona në vendin e quajtur “Nepravishtë”.
Pasi u kapën këta persona u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavije ku u intervistuan.
Nga zbatimi i procedurave nga Sektori i Migracionit ,rezultoi se shtetasit ishin 18 marokenë dhe 2 palestinez.
Të gjithë këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin Grek për të shkuar në Malin e Zi.
Destinacioni i tyre ishte Gjermania.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/