Kryeministria konfirmon: Rama shkoi në SHBA, por për “qokë”

Kryeministria konfirmon: Rama shkoi në SHBA, por për “qokë”

72
0
Shares

Pas zhurmës së bërë në mediat online sot në lidhje me pushimet e Kryeministrit Rama në SHBA, ka reaguar Këshilli i Ministrave me anë të një komunikate zyrtare, në mbrojtje të shefit të tij.
Zyra e shtypit në kryeministri u përpoq të japë sqarime mbi udhëtimin. Ajo pranon se Rama do të jetë në SHBA, vetëm se jo për pushime, por për “qokë”.
“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre”, thuhet në sqarimin e kryeministrisë.
Në të theksohet se “çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”.
Ndërkohë, në lidhje me këtë “sqarim” ka shumë pikëpyetje që kanë nevojë për sqarime të mëtejshme ndaj qytetarëve taksapagues, por edhe për të mos u lënë shteg spekulimeve.
“Në rast se kryeministria është e shqetësuar për spekulimet, atëherë ajo duhet t’u thotë shqiptarëve nëse kryeministri shkon apo jo në Miami Beach, siç flitet nga njerëz pranë tij. Ashtu siç ndodh në mbarë botën ajo duhet t’u tregojë shqiptarëve se kush i paguan shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit; nëse kryeministri udhëton në ‘business class’ apo ‘economy class’; nëse shkon me lekët e shtetit, të vetat, apo të miqve që e kanë ftuar në sebepin e tyre?; nëse shkon me lekët e veta duhet të bëjë deklarimin e pasurisë; nëse udhëton me lekët e shtetit, ka detyrim t’u japë sqarime të detajuara shqiptarëve, pasi po shkon për qoka familjare me paratë e taksave të paguara prej tyre; nëse shpenzimet i paguhen nga mikpritësit , ai gjithashtu është i detyruar nga ligji të bëjë transparencën me detaje të të gjitha “dhuratave”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Rama merr pushimet, shkon “në drejtimin e duhur”…, për plazh në Majemi
/web/Rama_merr_pushimet_shkon_ne_drejtimin_e_duhur_per_plazh_ne_Majemi_12136_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY