Një 36-vjeçar shqiptar u godit me thikë në bark dhe gjoks mbrëmë pas një sherri në Sampierdarena. Ai është shoqëruar në spital nga pronari i një klubi nate me të cilin ai kishte kaluar mbrëmjen.
36 vjeçari pasi kishte darkuar me shokun e tij, të dy u nisën për të takuar një tjetër person përpara klubit të natës. Ku edhe ndodhi përleshja. Nga raportimet paraprake thuhet se shkak i ngjarjes ka qenë konflikti për një femër. Por hetuesit dyshojnë se kjo ngjarje ka lidhje me atë të 20 dhjetorit të shkuar. Pasi në atë mbrëmje, banorët e zonës përreth klubit të natës telefonuan policinë pasi dëgjuan dy krisma. Pas kontrollit që bënë karabinierët, gjetën njolla gjaku në tokë. Megjithatë ata nuk arritën të gjenin ndonjë person të plagosur apo përgjegjësit e ngjarjes, shkruan agjencia italiane e lajmeve ‘Ansa’.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/