Dyshohet se ekzekutimi i ish-efektivi të policisë është bërë nga vrasës me...

Dyshohet se ekzekutimi i ish-efektivi të policisë është bërë nga vrasës me pagesë

71
0
Shares

Ende asnjë person i arrestuar, dy ditë pas ekzekutimit të ish efektivit të policisë së Lezhës Dritan Lorenci. Ndonëse policia shoqëroi 15-përsona të cilët u moren në pyetje si të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen ato janë lënë sërish të lirë.

Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se atentatoret të cilët mendohet të jenë më shumë se një person, e kanë ruajtur të gjitha lëvizjet e viktimes. Ata mendohet se kanë qëlluar nga një automjet në lëvizjes mbi mjetin ku udhëton Lorenci, duke e lënë atë të vdekur në vend. Duke ju referuar dinamikes së ngjarjes policia ka dyshime të forta se atentati është kryer nga vrasës profesionistë, të cilët nuk kanë lënë prova në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që policia po vijon kërkimet prej dy ditësh në zonën përreth, për të gjetur armën e krimit e cila mendohet të jetë armë gjahu, pasi ka dyshime se pas atentatit autorët mund ta kenë hedhur armën në ndonjë vend aty pranë. Por opercaionet e deritanishme të policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndërsa pista kryesore e hetimit është përqëdruar tek vrasja e ndodhur 5 vite më parë në gjykaten e Lezhës ngjarje në të cilen u përfshi edhe ish efektivi i policisë rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY