Biznesi gjatë 2015 përveç efekteve te krizës ekonomike botërore u përball edhe me një sërë vështirësish për shkak të politikave financiare te qeverise shqiptare. Biznesi i huaj bën apel që të gjendet sa më parë zgjidhje për çështjet e pronave, për koncesionet e sidomos i bën apel politikës për qetësi pasi kjo situatë po i detyron te largohen nga Shqipëria. Ndërsa biznesi vendas gjate viti 2015 vlerëson se taksat dhe gjobat janë dy elementë qe ndikuan ne thellimin e krizës.
Ekonomia shqiptare edhe përgjatë viti 2015 eci në shtigje të brishta dhe rritja e ekonomike u rishikua tre here gjatë vitit.
Parashikimi dhe pritshmëritë e qeverisë ishin për një rritje deri në 3% e më pas rishikimi u ul në 2.7% dhe vetëm pak muaj më vonë u rishikua përsëri me ulje 2.5%.
Pavarësisht premtimeve të qeverisë politikat e ndjekura nuk dhanë sukses dhe gjendja ekonomike u dobësua.
Ky parashikim ul tonet optimiste te qeverise dhe institucioneve ndërkombëtare se rritja deri ne fund te vitit do te ishte 3%.
Bizneset janë ato që i ndjenë edhe më shumë efektet e krizës, por njëkohësisht edhe u vunë edhe në presion të masave shtrënguese të qeverisë.
Në një vështrim të përgjithshëm bizneset vendase dhe të huaja e quajnë vitin që u mbyll një vit i vështirë dhe me pasoja.
Disa nga problemet më të prekshme për bizneset janë rënia e konsumit, problemet e kreditimit dhe klima jo e përshtatshme e krijuar në vend.
Fluksi i investimeve të huaja direkte ishte rreth 10% më i ulët në krahasim me një vit më parë.
Presidenti i Dhomës amerikane, Marc Crowford, një prej kritikeve te forte te masave shtrënguese te qeverise thotë se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2015 nuk kishte ndonjë ndryshim të madh me vitet e kaluara ndërkohë që thekson se disa investitorë janë larguar drejt rajonit.
Gjergj Buxhuku, përfaqësues i industrisë vendase deklaron se viti 2015 ishte i vështirë, pasi këtë vit u ndjenë realisht pasojat e krizës ekonomike globale.
Sipas administratorit të Konfindustrisë, problemet që janë ndjerë nga qytetarët dhe bizneset mund të përmblidhen me faktin që rritja ekonomike ka qenë nën pritshmëritë.
Fasoneria është sektor me mjaft peshë për ekonominë shqiptare për numrin e të punësuarve dhe ndikimin në ekonomi. Por edhe për këtë industri viti 2015 nuk ka qenë pozitiv, pasi vendet e rajonit si Italia dhe Greqia janë të mbërthyera nga efektet e krizës çka është reflektuar edhe në vendin tonë .
Por cilat ishin ato pengesa që sipas përfaqësuesve të biznesit e përkeqësuan situatën ekonomike në vend?
Përfaqësuesi i biznesit amerikan në vendin tonë deklaron se ka pasur edhe largim të investitorëve të huaj të cilët kanë preferuar rajonin për shkak se ofrojnë më shumë siguri në bërjen e një biznesi.
Ndërsa për biznesin vendas problem mbetet rënia e konsumit dhe ulja e eksporteve, duke i detyruar që shpesh herë të punojnë nën kapacitet.
Biznesi fason e shpjegon vështirësinë me faktin e shtimit të kostove për këtë sektor dhe si rrjedhojë edhe të uljes së eksporteve, dy elementë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e kësaj industrie.
Një ndër elementet që ka qenë mjaft domethënës për biznesin vendas është nisja e luftës ndaj informalitetit, por me disa rezerva që sipas tyre po i dëmton shumë.
Pavarësisht të gjitha problemeve të hasura si pasojë e ndikimit të krizës botërore bizneset si vendase dhe të huaja kritikojnë vendimin e qeverisë për ashpërsimin e nivelit të gjobave madje edhe parashikimin e burgut për ato sipërmarrje që kapen me shkelje.
Për Crawford gjobat e larta mund të trembin investitorët dhe duhet të jenë në përputhje me fitimin.
Konfindustria edhe pse e vlerëson luftën ndaj informalitetit ehte kundër gjobave të ashpra. Gjergj Buxhuku deklaron se formalizimi do kohë të realizohet.
Fasonët këto masa i cilësojnë drastike dhe përfaqësues të kësaj industrie thonë se do të ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e biznesit.
Por si janë pritshmëritë për vitin 2016 ? Përfaqësuesit e biznesit shprehen pesimisit. Marc Crowford përtej kërkesave ekonomike që ka të bëj me zgjidhjen e çështjes së pronave kërkon më shumë qetësi politike.
Për biznesin vendas në ecurinë ekonomike për 2016 ndikojnë përveç krizës globale edhe politikat e qeverisë.
Buxhuku shpreh një sërë rezervash për paketën e re fiskale dhe për rritjen e pragut për biznesin e vogël.
Prej vitesh pritshmëritë e shqiptarëve kanë qenë të mëdha për sa i përket rritjes ekonomike, por mesa duket përtej premtimeve elektorale kjo nuk ka ndodhur.
Ekspertët shprehen disi më optimistë për vitin e ardhshëm, por natyrisht kjo lidhet ngushtësisht me zhvillimet në ekonominë botërore dhe sidomos nga zbatimi i politikave qeveritare.
Rritja ekonomike në 2016 parashikohet disi më e lartë se ky vit që u mbyll dhe pritet të kapë shifrat e 3.4%.
Por nëse do të kemi një vit më të mirë për xhepat e qytetarëve shqiptarë vitin e ardhshëm, këtë do ta tregojë vetëm koha.
(“Ora News”)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/