Kryeministri Edi Rama do të pushojë disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime të besueshme pohuan për Opinion.al se kreu i Qeverisë do të pushojë pak ditë në Majemi së bashku me familjen e tij.
Nuk dihet nëse do të jete edhe djali i vogël, Zaho dhe fëmijët e tjerë të familjes, por dihet që ai do të shoqërohet nga bashkëshortja. Sakaq, nuk bëhet e ditur se kush është pritësi i Kryeministrit, megjithëse çifti Rama do të jetë edhe në shoqërinë e njerëzve të tjerë.
Majemi është një prej 4 destinacioneve më të rëndësishme në SHBA. Aktualisht atje klima është e ngrohtë dhe mund të dalësh lirshëm në plazh. Përveç kësaj Majemi është një destinacion shumë i rëndësishëm kulturor, ndërsa nuk dihet nëse kryeministri do të hapë edhe atje ndonjë ekspozitë personale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/