MPB lexon “ndryshe” deklaratën e PD, akuzat ndaj Saimir Tahirit ia “delegon”...

MPB lexon “ndryshe” deklaratën e PD, akuzat ndaj Saimir Tahirit ia “delegon” Policisë së Shtetit

70
0
Shares

Ka qenë një lexim “ndryshe” që Ministria e Punëve të brendshme (MPB) i ka bërë deklaratës së sotme të kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë, në PD, Enkelejd Alibeaj.
“Tellalli i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme. Edhe pse të kapur në flagrancë në mënyrë të përsëritur si gënjeshtarë, SHQUP-istët nuk e ndalin dot vesin e përbaltjes së Policisë, edhe në ato raste kur nuk ka vend për politikë”, thuhej midis të tjerave në deklaratën e MPB.
Ndërkohë, në deklaratën e PD-së, të cilës MPB i referohet si “përbaltje e Policisë”, nuk a ansjë frazë kundër punës së efektivëve blu.
Përkundrazi në deklartën e saj PD bënte me dije midis të tjerave se “i bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të marrin menjëherë masat për t’ju dhënë mbrojtjen e duhur viktimave të dhunës në familje, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritur forcën parandaluese përmes shërbimeve të informacionit”.
Pjesa e vete “sulmuese” e Enkelejd Alibeajt në deklaratën në emër të PD-së ishte ajo adresuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Partia Demokratike inkurajon punonjësit e Policisë të cilët ndonëse ndihen të tradhtuar nga drejtuesi më i larti i tyre, ministri i Brendshëm i skeduar nga të gjithë shërbimet e vendeve partnere si bashkëpunëtor i trafikantëve,  të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë”, thuhet më tepër në deklaratën e PD-së, ku siç mund të lexohet përkundër “përbaltjes së policisë” së lexuar nga MPB, evidente është se “Partia Demokratike inkurajon punonjësit e Policisë…”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Denoncon PD: Bilanc tragjik, përkeqësim i rendit dhe sigurisë në vend
/web/Denoncon_PD_Bilanc_tragjik_perkeqesim_i_rendit_dhe_sigurise_ne_vend_12113_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY