Ish gruaja e deputetit britanik Simon Danczuk e ka thelluar akoma edhe më shumë skandalin ku ai është përfshirë pas zbulimit të mesazheve të shkëmbyera me një 17-vjeçare.
Ish-gruaja e Danczuk është shprehur se ai ka qenë një burrë abuziv, e bezdiste për seks dhe merrte drogë. Sonia Rossington, 39 vjeçe, thotë se Danczuk ishe “grabitqar seksual” gjatë 10 viteve të tyre të martesës. Ajo tregon se shpesh e bezdiste gjatë seksit dhe e godiste me shuplaka vitheve.
“Seksualisht ishte i çoroditur. Më njohu me pornografin pak pasi ishim martuar. Kërkonte të më lidhte si qen”, thotë ajo. “Kur vinte puna tek krevati, ai bënte seks me mua duke më zgjuar nga gjumi. Unë zgjohesha dhe e gjeja veten duke bërë seks. Ishte gjithmonë në pozicion misionar. Pas disa javësh isha aq e lodhur nga kjo dhe i kërkova t’i jepte fund. Mbulohesha, vishja bizhama, çorape, çdo gjë për t’ia vështirësuar punën. Mendoja se po çmendesha. Kështu që vendosa të qëndroja zgjuar dhe të shihja çfarë ndodhte. Ai hyri në dhomë, më hoqi rrobat dhe me kthehu nga pas, më hapi këmbët dhe nisi të bënte seks. E lash të vazhdonte duke u hequr sikur po flija dhe u përpoqa ta regjistroja, por ishte errësirë”, tregon 39-vjeçarja.
Por përgjigja që mori prej tij ishte se është gruaja e tij dhe se duhet të kryej seks sa herë të doja ai përndryshe duhej të largohej.
Një deklaratë e tillë vjen pasi 49-vjeçari është pezulluar nga Partia Laburiste për dërgimin e mesazheve në telefonin e një 17-vjeçareje e cila I kerkonte atij punë. Hapi i ardhshëm mund të jetë përjashtimi i tij nga partia. Vetë deputeti britanik është justifikuar duke thënë se “ka probleme me alkoolin”, gjë e cila coi në dërgimin e atyre mesazheve adoleshentes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/