FOTO LAJM/ “Kaubojsi” e ka një mesazh…! Thua ta ketë edhe për...

FOTO LAJM/ “Kaubojsi” e ka një mesazh…! Thua ta ketë edhe për Edi Ramën…?!

54
0
Shares

Eduart Ndocaj deputeti i njohur si “Kaubojsi”, “rikthehet” edhe për këtë vit në “Facebook”, jo thjesht me postime, por me mesazhet e tij.
fml2Këtë herë ka zgjedhur të “fshikullojë” kolegët e tij politikane që festat i kalojnë jashtë vendit “edhe pse privilegjet dhe rrogat i kanë dhe i marrin në kurrizin e shqiptareve”, shprehet midis të tjerave “Kaubojsi”.
fml3Rastësi apo jo, por ky mesazh i tij, shoqëruar me disa foto familjare, u shpërnda në rrjetet sociale pas shpërndarjes së lajmit se kryeministri Edi Rama ka “prenotuar” pushime në Majemi të SHBA-ve…
fml4Për pasojë nuk dihet, në se “Kaubojsi” ishte njohur me një “fakt” të tille… dhe se mesazhin e ka edhe për Edi Ramën…?!

Mesazhi i plotë i Eduart Nocajt në “Facebook”

fml5“Koleget e mi politikanë prenotojnë vendet e Europës edhe të Botës për të kaluar pushimet edhe pse privilegjet dhe rrogat i kanë dhe i marrin në kurrizin e shqiptarëve. Vitin e ri të mandatit tim e vendosa të marr familja nga Europa e ta festojmë në Shqipërinë tone të dashur. Kam vendosur dhe kam shëtitur me fëmijët e mi duke ju treguar Tiranën, dhe shume qytete të tjera. Ky është vendi ynë që po bëhet europian dhe çdo ditë e më shume po transformohet falë punës e kontributit tonë si qytetarë të këtij vendi. E duam Shqipërinë e duam Tiranën kryeqytetin e gjithë shqiptareve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY