Një 63-vjeçar shqiptar që jeton në Itali është arrestuar pasi koordinonte një grup hajdutësh dhe shiste sendet me vlerë që ata grabisnin.
Ndaj shqiptarit me banim në Xhenova rëndon akuza e përfitimit të sendeve të vjedhura. Ai është pjesa e fundit e arrestuar nga operacioni “Bugs Bunny”, që nisi në gusht dhe ku u zbuluan 14 persona të cilët kishin kryer 66 grabitje.
Pensionisti shiste sendet prej floriri me 20 euro grami krahasuar me 30 euro që shitet në tregun ligjor. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 2 500 euro cash, unazë më diamante, orë dhe vëthë me diamante.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/