Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Forbes” konfirmon përkeqësimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë

03/01/2016
“Forbes” konfirmon përkeqësimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Forbes” konfirmon përkeqësimin klimës së biznesit dhe ekonomisë. Taksat e larta, korrupsioni, pasiguria ligjore kanë bërë që Shqipëria gjithnjë e më pak të preferohet nga investime të huaja’
Kështu është shprehur në emër të PD-së koordinatori i kësaj partie, Mateo Spaho.
“Shqipëria vazhdon të zhytet poshtë e më poshtë në renditjen botërore ekonomike lidhur me gjendjen ekonomike dhe klimën e përkeqësuar të biznesit. Taksat e larta, korrupsioni, pasiguria ligjore kanë bërë që Shqipëria gjithnjë e me pak të preferohet për investime të huaja, madje dhe ato që ishin po i drejtohen vendeve të rajonit. Në fund të 2015, prestigjiozja e ekonomisë dhe biznesit, ‘Forbes’ ka publikuar renditjen e vendeve për sa i përket klimës së biznesit. Ky raport vendos Shqipërinë të 69 pas Maqedonisë e 39-ta, Malit të zi i 49-ti, pas vet Ukrainës e 61-ta, vend i cili është përfshirë nga valët e trazirave të brendshme që rrezikojnë të shkaktojnë  luftë civile, pra Shqipëria është më keq edhe se një vend që rrezikon luftën civile! Shqipëria ndodhet pas Botsvanës subekuatoriale”, u shpreh Spaho duke ju referuar raportit më të fundit të “Forbes”.
Për Spahon korrupsioni qeveritar dhe zvarritjet e shërbimeve të amdinsitratës e bëjnë thithejn e investimeve të huaja, të vështirë.
“Korrupsioni qeveritar dhe i shtrirë kudo, korrupsioni dhe pengesat burokratike në sistemin e pagesës së taksave, radhët e gjata për të marrë licenca, sistemi i dobët gjyqësor, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pronësisë, dhe lënia pezull e zhvillimit të infrastrukturës kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë tërheqjen e investimeve të huaja tepër të vështirë.
Furnizimi me energji elektrike në Shqipëri është jo i qëndrueshëm pavarësisht kapaciteteve të transmetimit të përforcuara me vendet fqinjë. Humbjet teknike dhe jo-teknike në energji elektrike vazhdojnë të dëmtojnë qëndrueshmërinë financiare të të gjithë sistemit”, u shpreh koordinatori i PD-së.
“Sipas prestigjiozes ‘Forbes’:
Vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, i cili ka tejkaluar kufirin e vetë ligjor prej 60% të PBB-së në vitin 2013 dhe duke arritur 72% në vitin 2014.
Qeveria Rama-Meta që me ardhjen e saj në pushtet ka shkaktuar një rritje të vazhdueshme të taksave si tatimi mbi fitimin nga 10% në 15%, vendosje e taksave progresive deri ne 23%, rriti çmimin e energjisë me 22%, rriti me 260 lekë taksen e qarkullimit duken ndikuar dhe nje rritjen e çmimit te  naftës për litër dhe lista vazhdon.
Qeveria  e ka çuar Shqipërinë në vendin e 109-të për taksa të larta.
Me kontrabandën nga tatimet dhe doganat, lojëra fati dhe shëndetësi e ka çuar Shqipërinë në vëndin e 99-të për nivelin e korrupsionit.
Asnjë reformë dhe kompensim nuk është kryer për rikthimin e pronës tek i zoti dhe e drejta e pronësisë është në vendin e 114-të e dëmtuar edhe nga një sistem gjyqësor thellësisht të korruptuar. 
Për sa i përket Shqipërisë në moshën dixhitale, kjo qeveri e ka çuar Shqipërinë në pozicionin e 118-të ku edhe një pjesë e mirë e vendeve të Afrikës na e ka kaluar.
Borxhi publik tashmë është jashtë kontrollit dhe marrëveshja me FMN-në qartazi nuk përmbush dot objektivat e parashikuara për një ulje të borxhit publik”, vijoi Spaho duke cituar gjetje të raportit të “Forbes”.
Sipas tij kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë të zhysë vendin më keq dhe se PD do të jetë në krah të qytetarëve. 
“Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë ta zhysë vendin në skamje, korrupsion, ç’organizim dhe taksa të larta. Koha ka ardhur për një ndryshim të madh e rrënjësor. Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo qytetari i cili do të bëjë biznes në Shqipëri, të rrisë punësimin në vendin e tij, në krah të çdo pronari i cili do të ketë dhe të zhvillojë pronën e vetë, në ballë të çdo Shqiptari që do të ndërtojë të ardhmen e vetë në Shqipëri.
Partia Demokratike do të ulë taksat duke e bërë Shqipërinë vendin me taksat më të ulta në rajon, taksë e sheshtë 9% , TVSH 15%,  do të luftojë korrupsionin dhe do të përfundojë ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, bujqësore dhe energjetike duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e duke rikthyer shpresën  e qytetarëve” përfundoi deklaratën e tij në emër të PD-së Mateo Spaho.

mateo spaho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.