Bëj që gjatë këtij viti, partneri të bjerë sërish në dashuri me ty, nëpërmjet disa mënyrave të ëmbla që mund ta befasojnë. Mënyra dinamike e jetës dhe koha gjithmonë e pamjaftueshme, shpeshherë e bëjnë marrëdhënien në çift monotone. Por nëse je në një marrëdhënie të gjatë, është e rëndësishme t’i kushtosh më shumë kohë dhe të kesh disa ide të reja që t’i japësh një frymë më të freskët marrëdhënies.
Dhe cila është mënyra më e mirë veçse të organizoni ndonjëherë surpriza?
1. Vizitoni bashkë vendin ku jeni takuar për herë të parë. Kujtoni fjalët që keni shkëmbyer dhe… do të jetë shumë argëtuese.
2. Qëndroni në shtrat gjatë gjithë ditës.
3. Gjeni kohë dhe eksploroni vendlindjen e njëri-tjetrit. Qyteti i lindjes dhe fëmijëria ka shumë kujtime për këdo. Do të kaloni kohë të bukur.
4. Shkoni bashkë në një dasmë.
5. Udhëtoni në një qytet tjetër dhe përdorni biçikletat për të eksploruar vendet.
6. Një ndryshim shumë argëtues është edhe një kurs gatimi së bashku. Pse nuk e mendoni?
7. Shkruajini njëri-tjetrit fjalë dhe deklarata dashurie.
8. Planifikoni disa ditë pushime surprizë.
9. Provoni të bëni dhe të pini kokteje të reja bashkë.
10. Bli të brendshme të reja dhe vishi në një natë speciale.
11. Vishu bukur (pse jo edhe me veshjen e takimit të parë) dhe takojeni njëri-tjetrin në një restorant të këndshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/