Denoncon PD: Bilanc tragjik, përkeqësim i rendit dhe sigurisë në vend

Denoncon PD: Bilanc tragjik, përkeqësim i rendit dhe sigurisë në vend

58
0
Shares

“Bilanc dramatik është shënuar në këtë fillim viti në vendin tonë duke dëshmuar dhe njëherë përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend. Një bilanc tragjik 8 viktima vetëm në dy ditë tregon një përkeqësim të rendit dhe sigurisë”.
Ky është reagimi denoncues i kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa ka renditur ngjarjet e rënda kriminale në këtë fillim viti, Alibeaj ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe ka apeluar ndaj policisë e cila megjithëse ndjehet e tradhtuar, sipas Alibeajt, nga ministri i Brendshëm i skeduar nga të gjithë shërbimet e vendeve partnere si bashkëpunëtor i trafikantëve, të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre.
“Duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, i bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të marrin menjëherë masat për t’ju dhënë mbrojtjen e duhur viktimave të dhunës në familje,  për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritur forcën parandaluese përmes shërbimeve të informacionit.
Partia Demokratike inkurajon punonjësit e Policisë të cilët ndonëse ndihen të tradhtuar nga drejtuesi më i larti i tyre, ministri i Brendshëm i skeduar nga të gjithë shërbimet e vendeve partnere si bashkëpunëtor i trafikantëve,  të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë”, përfundon deklarata e PD-së.

Bilanci tragjik i këtij fillim viti

vllezerit shkami vrasja shkoder


Vrasja e dy vëllezërve Shkami në Shkoder


• Një krim i dyfishtë në Sarandë u shënua në orët e para të vitit 2016. Shtetasja Lina Uzo u ekzekutua nga bashkëshorti edhe pse ajo kishte një urdhër mbrojtje si pasojë e dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj.
• Në orët e para të mëngjesit  të datës 1 janar, si pasojë e aksidentit  në aksin rrugor Lushnjë- Berat humbi jetën një 17 vjeçare.
• Po me datë 1 Janar një 18 vjeçar  Rudolf Javxhiu humbi jetën në aksin rrugor Lin – Pogradec.
• Katër të rinj u plagosën dhe fatkeqësisht njeri prej tyre, Ardit Piranej 34 vjeç, humbi jetën në aksin rrugor Velipojë – Shkoder.
• Në Tiranë efektivi i policisë, 48 vjeçari Njazi Cera humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Sauk.
• Një vrasje e dyfishtë shoqëroi këtë fillim viti të përgjakshëm.  Në fshatin Drisht të Postribës, dy vellezër  Abdulla dhe Skënder Shkami janë ekzekutuar me armë zjarri.
• Mbrëmë  në aksin kombëtar Lezhë-Shkodër është qëlluar me armë zjarri duke humbur jetën shtetasi Dritan Loreni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY