Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKSET PROBLEMATIKE/ Bora krijon vështirësitë e para në qarkullim

03/01/2016
AKSET PROBLEMATIKE/ Bora krijon vështirësitë e para në qarkullim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reshjet e borës të rëna në disa rajone të vendit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë. Probleme të tilla janë shfaqur në qarqet e Korçës, Kukësit dhe Shkodrës, kryesisht në akset Korçë –Dardhë; Bilisht – Kapshticë; Krumë – Qafë Prush (Kosovë); Kukës-Shishtavec si dhe Qafë Thore – Theth në Shkodër.
Policia e Shtetit, ndërsa bën të ditur këtë informacionin, njofton  se strukturat e saj, të Emergjencave Civile bashkë me ato të pushtetit lokal, po punojnë për lehtësimin e gjendjes, duke angazhuar forca dhe mjete për pastrimin e rrugëve, por edhe duke paralajmëruar automjetet për vendosjen e zinxhirëve.
MPB, nëpërmjet Emergjencave Civile ka shpërndarë mjetet e saj borëpastruese dhe fadroma në disa rrethe si: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës dhe Dibër. Të gjitha zonat në vështirësi po inspektohen nga strukturat e Emergjencave Civile dhe nga Policia e Shtetit.
Në gatishmëri janë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat janë aktivizuar për zgjidhjen e situatave. Policia po monitoron gjendjen dhe këshillon qytetarët të kenë kujdes në raste situatash emergjente për shkak të motit.


Vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset

Korçë – Dardhë;
Bilisht – Kapshticë;
Krumë – Qafë Prush (Kosovë);
Kukës-Shishtavec si;
Qafë Thore – Theth në Shkodër.

Përmbledhje të problematikave në zonat e prekura, sipas qarqeve
Qarku Kukës
Në të gjithë qarkun ka pasur reshje bore, e cila ka arritur deri në 10 cm në qytetin e Kukësit dhe 15 cm në qytetin e Bajram Currit. Dëbora e rënë ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krumë – Qaf Prush që të nxjerr në Kosovë. Prefekti i qarkut Kukës ka komunikuar me një firmë kontraktore për të bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi rrugor, duke futur në punë 2 borëpastruese. Edhe aksi rrugor Kukës-Shishtavec ka bllokime në pjesë të caktuara si rezultat i reshjeve të dëborës. Ndërkaq furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm ka qenë pa probleme.

Qarku Shkodër
Në Malësi të Madhe ka pasur reshje dëbore në zonën e Vermoshit dhe zonën e Thethit. Aksi rrugor Qaf Thore – Theth është i bllokuar. Nga ana tjetër vijon puna për të mbajtur të hapura të gjitha akset rrugore nacionale, të cilat janë rënduar si rezultat i rënies së borës.

Qarku Korçë
Ditën e sotme ka pasur reshje bore në fshatrat Dardhë e Kapshticë. Në doganën e Kapshticës ka pasur një bllokim të aksit rrugor Bilisht – Dogana Kapshticë, por janë marrë masat menjëherë me 2 borëpastruese për pastrimin e këtij aksi rrugor. Disa probleme në qarkullim janë shfaqur edhe në aksin rrugor Korçë – Dardhë ku në pjesë të caktuara ka pasur bllokime. Policia e Shtetit ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në këto akse të përdorin zinxhirët në automjetet e tyre.

Në qarqet e tjera të vendit
Ka pasur reshje shiu me densitet të ulët dhe nuk ka pasur problematika për shkak të kushteve të motit. Ditën e nesërme pritet të ketë një rritje të nivelit të ujërave në lumenjtë: Shkumbin, Ishëm, Erzen, Mat, Drin dhe Bunë. MPB ka njoftuar të gjitha prefekturat ku pritet të ketë probleme të shkaktuara nga kushtet të motit, që të marrin të gjitha masat për përballimin e situatave të mundshme që mund të krijohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.