Çfarë duhet të ndryshoni në dashuri në 2016-ën!

Çfarë duhet të ndryshoni në dashuri në 2016-ën!

100
0
Shares

Gabimet që keni bërë dhe ka ardhur koha për t’i lënë pas.

Keni vepruar sipas instinktit dhe ndjenjave, por nuk ka kuptim të përsërisni të njëjtat gabime. Sepse do të mbeteshit përsëri vetëm e në mos po, do të përjetonit marrëdhënie stresuese.

Për t’u ndier më mirë, veproni me mendje të kthjellët gjatë vitit të ri edhe në dashuri.

Mos lejoni më t’ju joshin me batuta
Bisedat me nënkuptime janë gjithmonë pjesë e njohjes me dikë, dhe Zoti e di sesa shumë të tërheqin ata ‘tipat e shkathët’ që kanë gjithmonë një përgjigje për çfarëdo që t’u thuash. Por dashuria nuk është sfidë se cili do të dalë i fituar nga pyetje-përgjigjet. Kërkoni dikë që t’ju flasë hapur dhe sinqerisht; është më e shëndetshme dhe më pak e lodhshme.

Provoni një shkencë krejt të re: quhet ‘t’i marrësh gjërat me ngadalë’
Sepse nëse e ndërmerr çdo hap të marrëdhënies në kohën e duhur, ke më pak gjasa të lëndohesh.

Mos reagoni për çdo gjë si të ishte fundi i botës!
Merrini gjërat me qetësi, dhe përpiquni të jeni mirëkuptues.

2016-a duhet të jetë viti kur do të zgjidhni ata që ju duan ashtu siç jeni
Me virtytet e të metat, në të mirë e në të keq.

Kërkoni dikë i cili të jetë i përgjegjshëm
Dikë që të mos ju lërë të bini, kur keni nevojë për të.
…por që është i guximshëm, dhe ju shtyn të ndërmerrni aventura bashkë.

Largohuni prej atyre që kërkojnë të kenë me ju vetëm seks
Përpiquni të gjeni dikë me të cilin ndani të njëjtat interesa dhe shije.
Duhet të kuptoni se askush nuk është i përkryer, dhe të gjithë kanë të metat e tyre
Sepse, në fund do të jeni ju që stërmundoheni për të qenë të përsosur.

Mësoni se, nuk keni përse të ktheheni në klonin e njeriut me të cilin jeni në lidhje
Dhe të krijoni hapësirat tuaja, në të cilat jeni vetvetja.

Qëndroni pranë atyre që ju bëjnë të qeshni
Buzëqeshja është mënyra e vetme për të qenë të lumtur.

Dhe nëse gjeni dikë që përfaqëson të gjitha këto, mos e lini t’ju ikë
Tregojini mirënjohjen dhe dashurinë tuaj. Nuk është e thjeshtë të gjesh dikë që të të bëjë të ndihesh i veçantë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY