Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrau futbollistin me plumb në gojë, arrestohet Jasin Sulo

01/01/2016
Vrau futbollistin me plumb në gojë, arrestohet Jasin Sulo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Natën e ndërrimit të viteve një shqiptar 30-vjeçar u arrestua nga policia italiane nën akuzë për vrasjen e bashkatdhetarit të tij mbrëmjen e 30 dhjetorit. Jasin Sulo u arrestua nga policia e Comos si autor i dyshuar i vrasjes me një plumb në fytyrë të Ermal Abdushit 26 vjeç nga Xhafzotaj i cili banonte në Varese.

30-vjecari u gjet nga policia në banesën e prindërve të tij, ndërsa nga dëshmia e tij para hetuesve Sulo ka pranuar se ka qëlluar bashkëkombësin e tij. Gjykatësi nxori urdhrin e ndalimit për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi arma e krimit një revolver Smith&Ëesson rezulton e vjedhur në 28 dhjetor. Sulo rezulton me precedentë penale për armëmbajtje edhe në Shqipëri.

Abdushi u transportua për në spital në gjendje kritike nga të afërmit e tij, po nuk ja doli t’i mbijetojë plumbit të marrë. Sipas të afërmve të shqiptarit të vrarë, 26-vjeçari u qëllua aksidentalisht me armë ndërsa ishte në shtëpinë e Jasin Sulos. Por kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar, shqiptari Sulo ishte larguar nga banesa dhe në apartament kishin mbetur disa gjurmë gjaku të pastruara. Ata ngritën pistën se të shtënat nuk kanë qenë aksidentale.

Për policinë italiane mbetet ende i paqartë motivi i vrasjes, ndërsa viktima rezultonte me precedentë të mëparshëm penal për drogë në shtetin fqinj. Policia dyshon se ka edhe dy bashkëpunëtorë në krim, që të dy shqiptarë, njëri prej të cilëve akuzohet për fshehje të armës së krimit, ndërsa i dyti se ka ndihmuar duke pastruar gjurmët e gjakut në banesë pas vrasjes. Një nga bashkëpunëtorët është prangosur edhe më parë nga karabinierët për trafik kokaine.

Ermal Abdushi ishte i apasionuar pas futbollit. Ai luante me nje ekip amator ne provincen e Barezes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.