VIDEO/ Ja si biondja vjedh nga çanta portofolin në një qendër tregtare...

VIDEO/ Ja si biondja vjedh nga çanta portofolin në një qendër tregtare në Tiranë

80
0
Shares

Një denoncim është bërë në rrjetet sociale nga një femër, e cila nëpërmjet publikimit edhe të një video, kërkon ndihmë për identifikimin e biondes, që i ka vjedhur nga çanta portofolin me lekë e dokumente. Vjedhja ka ndodhur në një qendër tregtare, ndërsa “viktima” ka kërkuar ndihmën e Ermal Mamaqit, për publikimin e kësaj video në faqen e  tij në “Facebook”.

Postimi i plotë në “Facebook” i gruas viktimë

“Përshëndetje Ermal! Ndoshta mund të më ndihmosh me një denoncim publik.
Sot në qendrën tregtare TEG, teksa po provoja këpucët, me gjakftohtësinë më të madhe, kjo gruaja bionde me vodhi çantën që sapo kisha vënë pas shpine atje ku isha ulur, duke më vjedhur portofolin që kisha brenda në çantë, duke e fshehur dhe çantën mes varëseve me rroba dhe del direkte nga dyqani, për të ngrënë vitet e reja me lekët e mia e të gjithë atyre që kane qene viktima të vjedhjes si puna ime. Aq sa shumë me dhimbsen ato lekë djerse, akoma dhe më shumë më dhimbsen patenta, karta e identitetit, karta e bankomatit e dokumente të tjera në portofol”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY