Një sasi lënde plasëse është vendosur në një banesë në Krujë.
Burime të policisë lokale, bëjnë të ditur se rreth mesnatës, midis të mërkurës dhe të enjtes, në lagjen “Derede” në Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në oborrin e banesën 63-vjeçarit me iniciale F. S.
Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm disa dëme të lehta materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë dhe është njoftuar Njësia Antieksploziv për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë, paraprakisht, dyshohet se lënda plasëse ka qenë e llojit granatë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/