Atentati në Sarandë, rrëfehet në polici pronari i plagosur i diskos

Atentati në Sarandë, rrëfehet në polici pronari i plagosur i diskos

85
0
Shares

Rudin Haxhia, ish-polici i plagosur në atentatin e një dite më parë në Sarandë, ka treguar para oficerëve të policisë rrethanat e ngjarjes. Marrja e tij në pyetje, më shumë se për të rindërtuar skemën e krimit, pritet të ndihmojë në zbardhjen e autorëve.
Ky është atentati i gjashtë që i bëhet ish-efektivit të policisë, i cili tashmë merret me menaxhimin e një lokali të njohur nate, në Sarandë, të cilin e ka në pronësi.
Në polici, 38-vjeçari Haxhia ka thënë në polici se të gjitha atentatet ndaj tij kanë të njëjtin motiv, atë të konkurrencës.
Mbrëmë ai u qëllua në aksin rrugor “Delvinë – Bistricë”, në vendin e quajtur “Shtreg”, nga disa persona ende të paidentifikuar, që lëviznin me një mjet tip “Audi”. Rreth 15 plumba janë shtënë në drejtim të tij dhe kushëririt, Emeid Haxhia, që lëviznin me një mjet tip “Volkswagen”. Rudin Haxhia ka marrë 6 plumba. Dy të tjerë kanë qëlluar kushëririn e tij 28-vjeçar.
Ish-efektivi i policisë ka qenë në shënjestër të atentateve edhe ne vitin 2008,  2011, 2014 dhe në prill të vitit 2015.
Ngjarjet kanë mbetur të pazbardhura ndërsa policia  ka dyshime të forta se pas tyre fshihet i njëjti person.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY