2 HERE/Qeveria rishikon me urgjencë ligjin e Buxhetit

2 HERE/Qeveria rishikon me urgjencë ligjin e Buxhetit

71
0
Shares

Qeveria ka ndryshuar për herë të dytë brenda muajit dhjetor ligjin për buxhetin duke ndryshuar shifrat e tij për shkak të parashikueshmërisë së dobët të administratës financiare.

Me një akt të dyte normativ brenda dhjetorit, u bënë ndryshimet e fundit në buxhet për 2015. Me kete vendim, shpenzimet korrente u shkurtuar 1.4 miliardë lekë dhe shpenzimet për pagat e personelit 2.1 miliardë lekë. Një pjesë e mirë e këtyre parave shkuan për shpërblimet dhe koorporatën elektroenergjitike. Fondet speciale u shtuan 1.2 milairdë për t’u përdorur për shëprblimet e fundvitit, ndërsa 1 miliardë u shtuan për subvencionin e energjisë elektrike.

Argumenti i Financave për këto ndryshime, është se ne rastin konkret vendi përballet me nevoja urgjente për ndryshimin e ligjit të buxhetit dhe për përmbyshjen e politikave sociale të qeverisë. Situata energjitike, sipas ministrisë së financave, kerkon nje mbeshtetje me te larte financiare nga sa ishte parashikuar ne buxhet. Ndaj u propozua me urgjencë akti normative.

Në relacionin e saj, Ministria e Financava ka sqaruar se vetëm në ditet e fundit të muajit dhjetor kishte të qartë situatës fiskale për 2015-ën, duke arritur në përfundimin se ekzistojne fonde te lira te mjaftueshme per te propozuar aktin normativ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY