Një burrë në Rostov të Rusisë, zgjodhi një mënyrë të çuditshme për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij.
Duke qenë polic, ai së bashku me dy shokë të tjerë ndaloi makinën ku ndodhej e dashura me një kallashnikov në dorë.
Pasi e nxori atë nga makina, vajza e tmerruar ngriti duart lart pas urdhrit që i dhanë dy policët e tjerë.
Më pas ata e suprizuan pasi i nxorën nga bagazhi i makinës një tufë me tullumbace. Polici hoqi kapuçin e uniformës dhe iu ul në gjunjë me një unazë në dorë të dashurës që dridhej nga frika.
Propozimi përfundoi me një përgjigje pozitive nga ana e vajzës… Në ato rrethana nuk kishte alternativë tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/