Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin dhe paketën fiskale, opozita voton kundër

Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin dhe paketën fiskale, opozita voton kundër

76
0
Shares

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2016. Buxheti ka kaluar vetëm me votat e shumicës, ndërsa opozita ka votuar kundër.
Debati për buxhetin e vitit 2016 në Këshillin Bashkiak, nisi që prej orëve të paradites dhe ka vijuar me debate dhe akuza te forta.
Ndërkohë më herët gjatë diskutimeve Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se buxheti është 3 fishuar çka pritet të reflektohet në rritje të shërbimeve dhe investimeve publike. Pasi ka detajuar investimet për 24 njësitë administrative të Tiranës, në buxhetin  2016 zërin më të lartë e zënë investime publike me 39%.
Ndërsa këshilltarët e djathtë thanë se ky buxhet dhe kjo paktë fiskale rrit taksat dhe varfëron qytetarët.
Ndërkohë në Këshill po vijohet diskutimi për hartimin e planit vendor. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se plani do të hartohet nga ekspertë të bashkisë.
Veliaj u shpreh se plani aktual është efektiv deri në planin e ri. Ai tha se fituesit janë shpallur dhe pritet të nisë puna.
Po ashtu në Këshillin Bashkiak u mor vendimi që të jepet me qera për 5 vjet Kinema “Agimi” dhe do të përdoret për njerëzit në nevojë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY