Këshilltarët demokratë gozhdojnë kryetarin Veliaj

Këshilltarët demokratë gozhdojnë kryetarin Veliaj

67
0
Shares

Këshilltarët bashkiakë të PD-së kanë debatuar sot në mbledhjen e këshillit për votimin e buxhetit të Tiranës për vitin 2016 duke bënë në dukej mangësitë e buxhetit që paraqitet nga bashkia dhe kritikuar rritjene taksave nga kryetari Erjon Veliaj.

Zana Guxholli redniti taksat që shtohen nga buxheti I bashkisë së Tiranës. “Disa nga taksat e tarifat te shumefishuara nga 2 ne me shume se 4 here, qe viti i ri i Veliajt ju ngarkon qytetaeve jane:

Taksa e pasurise se paluajteshme per biznesin e madh dhe VIP qe nga 280l/m2 behet 440l/m2

Turizmit qe duket sikur i ulet taksa e fjetjes se ne menyre arbitrare, duke cenuar parimin e taksimit te drejteperdrejte, ne % mbi cmim, i vihet tarifa fikse 350l/fjetja, ndersa i rritet taksa e nderteses shume me shume sec duket sikur i ulet fjetja.

Taksa e nderteses rritet 4,5 here, nga 4% te kostos ndertimit, behet 8% e cmimit shitjes.

Taksa e tabelave elektronike dyfishohet apriori pa studim e aresye.

Taksa per tabelen identifikuese nga 120leke behet per tabela mbi 2 metra katrore (te gjitha bizneset dhe me te voglat e kane minimumi 4 m20 ju shkon minimalisht 100.000 leke te reja. Nderkohe bizneset e vogla mashtrohen me heqjen e takses se biznesit 25.000l e paguajne 100.000 leke per tabelat.

Taksat e pastrimit dyfishone si me magji pa dhene aresye, vec asaj qe nemeni para qe une te shpenzoj per godina rroga e lluks ne bashki

Taksa te reja: infrastruktura aresimore qe detyron cdo familje te paguaje 1800l e bizneset nga 4.000-37.000 leke. Ju kujtojme qytetareve qe me tatimin mbi te ardhrat personale per aresimin i japim Rames deri 23% te pages sone per kete qellim. Kjo takse nuk percillet ne bashki, por na kerkohet me. Bashkia ne kohen e Bashes i perballonte vete investimet ne ifrastrukturen arsimore”, theksoi Guxholli.

Ndërsa Mateo Spaho theksoi se paratë e planifikuara merren kryesisht nga fshatarët e thjeshtë dhe fermerët, qytetarët e Tiranës dhe biznesi. “Fermerët të cilët janë në një gjëndje ekonomike të vështirë e tashmë do të jenë të dëshpëruar, pasi për çdo hektar tokë bujqësore do paguajnë 200.000 lekë taksë shtesë.
Këto para do të vijnë nga biznesi i madh, i cili për një magazinë 2.000 m2 do të paguajë 3.200.000 lekë taksë prone shtesë.
Këto masa do godasin xhepat e qytetarëve që kërkojnë të blejnë një apartament për të krijuar familje, pasi taksa për çdo m2 ndërtesë do kalojë nga 10 euro në 50 euro dhe blerja e një shtëpie prej 100m2 do të thotë ti japësh 4.000 euro taksë shtesë për Bashkinë e Erion Veliajt!
Biznesit do ti kërkohet veç këtyre taksave t’i japi deri në 370.000 lekë në vit për mirëmbajtjen e shkollave fillore të cilat Bashkia duhet ti mirëmbante vet.
Qytetarët do të duhet të paguajnë 120.000 lekë në muaj ose 4000 lekë në ditë nëse duan të parkojnë makinën e tyre në vëndet ku do të vendos Bashkia”, tha Spaho.

Ariana Cela tha se Veliaj nuk ka respektuar parimin e prudences fiskale. Parashikimi i te ardhurave te bashkise eshte irealiste per 2016, 2017 e 2018 me rritje mbi 5% nga njeri vit ne tjetrin, ku rritja ekonomike ne vend e parashikuar nga FMN nuk kalon 3%, tha ajo.

Enkeleida Sallaku tha se buxheti I bashkisë harron 30% banoreve te Tiranes me sherbime dhe standarte te njejta, banore qe banojne ne 13 njesi te reja administrative te ish komunave.

Per keto zona te Bashkise se Tiranes ne projektbuxhetin e 2016 nuk parashikohen investime te reja ne permiresimin e infrastruktures rurale, si pengesa serioze ne menyre qe fermeret te kene akses te plote ne tregjet .

Akil Kraja tha se dimensioni rural/bujqësor që rrjedh nga bashkimi i ish-komunave me qytetin e Tiranës duket si i neglizhuar duke vendosur në dispozicion një fond tejet të vogël nëse krahasohet me nevojat.

Reila Bozdo tha se buxheti nuk arrin te artikuloje dot vizionin per Tiranen turistike. Ndërsa Argyrina Jubani deklaron se buxheti nuk parashikon asnjë mbështetje për të rinjtë.

Këshilltarja tjetër e opozitës Mirela Tabaku tha se bashkia nuk ka vëmëndje për ndotjen në Tiranë. “Sa i takon cilësise së ajrit është i njohur fakti qëTirana rezulton të jetë një ndër qytetet më të ndotura.Të dhënat përsa i përket ndotjes së ajrit për grimcat e respirueshme kalojnë disa herë kufirin e lejuar nga OBSH. Me gjithë këtësituatë alarmante, nuk gjenden të pasqyruara në buxhet zëra për promocionin, edukimin dhe informimin mjedisortë cilat janë reklamuar me forcë të madhe në fushtën elektorale të z. Veliaj’, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY