Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjobë polices e filmoi në dush: Lekët lëri te koshi i plehrave

30/12/2015
Gjobë polices e filmoi në dush: Lekët lëri te koshi i plehrave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Marjo Bici do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të dhënë llogari para drejtësisë, pasi i vuri gjobë 500 euro një oficereje policie, të cilën e filmoi nudo teksa lahej në dush në shtëpinë e saj.
Pasi siguroi pamjet në aparatin e tij celular, 23-vjeçari i shkroi letër kërcënuese oficeres dhe i kërkonte të dorëzonte shumën e majme të parave, në të kundërt filmimi ku ajo shfaqej nudo do ta shpërndante në rrjetet sociale.
Pas afro gjashtë muajve hetime, Bici është vënë nën akuzën e “shtrëngimin me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Prokuroria ka prova të forta fajësie, ndërsa vetë i pandehurit e ka pranuar akuzën.

Filmimi dhe letra kërcënuese
Mbrëmjen e datës 24. 08. 2015, R. L., oficere policie në Elbasan po bënte dush në tualetin e shtëpisë së saj njëkatëshe në Elbasan. Gjatë kohës që ishte në dush, ka dëgjuar zhurmë në dritaren e tualetit dhe ka parë një djalë të ri që po e filmonte. Ajo i ka thirrur dhe djali është larguar. Duke qenë se kallëzuesja ka qenë e zhveshur, nuk ka mundur të ndjekë djalin, i cili ka kaluar murin e oborrit dhe është larguar me vrap.
Dy ditë më pas, mëngjesin e datës 26. 08. 2015, në derën e shtëpisë së saj ka gjetur një letër anonime, në të cilën shkruhej se “duhej të linte 500 euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, në orën 22.00 të mbrëmjes së asaj dite, pasi në të kundërt pamjet e saj nudo në dush do të bëheshin publike në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme interneti”.
Me të marrë këtë letër, shtetasja R. L. ka bërë kallëzim pranë kolegëve të saj në Elbasan.

Arrestimi i të dyshuarit
Pas nisjes së hetimit, oficerja e policisë R. L., në këtë rast edhe e dëmtuar, u autorizua për të kryer veprime simuluese “dorëzim i kontrolluar i një zarfi” në vendin e paracaktuar nga letërshkruesi. Në çdo lëvizje ajo u mbikëqyr nga forcat e policisë.
Mbi bazën e autorizimit, oficerët e policisë gjyqësore printuan nga interneti një 100 euro me numër serial (pesë të tilla) dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja dhe para orës 22 të datës 26. 08. 2015, ajo me automjet shkoi te koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi dhe hodhi aty zarfin. Sapo ajo u largua, një person u afrua te koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap.
Ai u identifikua si shtetasi Marjo Bici, i datëlindjes 1993, banues në Elbasan. Me vete, krahas zarfit “me para”, atij iu gjet dhe një aparat telefoni celular “Nokia” E 51, me numër serie përkatës, me kartë me numër “Vodafone” dhe një kartë memorie, të cilat u këqyrën dhe u dokumentuan fotot e zhveshura të oficeres. I dyshuari u vu në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.