Sot është dita e dytë në të cilën shpërndahen shpërblimet e fundvitit, radha për të cilat ka nisur të krijohen që ditën e djeshme.
Duke u nisur nga mëngjesi i sotëm, në shumë pika të zyrave postare ka pasur radhë të gjata. Në një vëzhgim të kryer nga Monitor në një nga këto pika, të shumtë ishin të moshuarit, por edhe të rinjtë, që prisnin të tërhiqnin shpërblimet e tyre.
Ata deklaruan se koha e lënë në dispozicion për tërheqjen (vetëm 3 ditë) ka nxitur krijimin e radhëve në sportele, teksa pohuan një pjesë e madhe e tyre që qëndruan në radhë për më tepër se 2 orë.
Në bazë të VKM nr.1083, datë 28.12.2015, përfituesit e shpërblimit në masën 2,000 lekë janë ata të cilët marrin pension apo trajtim të veçantë financiar nga ISSH.
Duke u bazuar në çmimet mesatare në treg, një gjel deti në supermarket, kushton mbi 500 lekë/kg, ndërsa e blerë në pikat e rritësve një pulë ose gjel mesatar kushton 3000 lekë e lart, vlerë e cila duket e papërballueshme për xhepin e një pensionisti.
Kategoritë përfituese të shpërblimit:
68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara (2,000 lekë)
372,392 pensionistë, pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar (2,000 lekë)
145,580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore,(2,000 lekë)
Personat me trajtim të veçantë për punë e kryer në miniera dhe ndërmarrje të industrisë ushtarake(2,000 lekë)
Personat që marrin pension të parakohshëm, (2,000 lekë)
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë, (2,000 lekë)
Shpërblimi për merita të veçanta:
Nxënësit me dhjeta, 5,000 lekë
Studentët e ekselencës, 5,000 lekë
Gjithë grupi i mësuesve të spikatur, 40,000 lekë
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik të vendit, kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta mjekë, 40,000 lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/