DENONCIMI/ Vila Qeveritare në Dhërmi qendër e trafikut të lëndëve narkotike

DENONCIMI/ Vila Qeveritare në Dhërmi qendër e trafikut të lëndëve narkotike

195
0
Shares

Një tjetër denoncim i një tjetër “qytetari dixhital”, flet për një skandal, sipas të cilit vila Qeveritare e Dhërmiut është shndërruar në një qendër të trafikut të lëndëve narkotike. Nëpërmjet postimit në “Facebook” të këtij skandali, prej ish-kryeministrit Sali Berisha “qytetari dixhital”, e bën publik denoncimin.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

sbdhQytetari dixhital denoncon përdorimin e vilës qeveritare të Dhërmiut për trafik droge nga një rrjet qeveritar narko-trafikantesh

“Zoti ish-kryeministër dua t’ju informoje se Vila qeveritare e Dhërmiut prej disa muajsh, më konkretisht se paku që nga mesi i muajt gusht është bërë qendër e trafikut të lëndëve narkotike. Tk kjo vilë, në Dhërmi përgjithësisht 1 herë në jave, më së shumti ditën e premte një skaf ‘Perla Blu’, shumë i fuqishëm me 4 motorë, vjen nga veriu (Kroaci), dhe ankorohet aty te Vila . Furnizohet me hashash, normalisht 1-1.5 tonë dhe vazhdon në drejtim të Italisë. Jam i informuar gjithashtu se për shkak të këtij trafiku fiket gjithmonë për “defekt” radari i Llogarasë. Informacioni vjen nga QNOD (Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare). Fjala është se ky trafik e ka kokën shumë lartë në qeveri dhe bëhet me dijeninë e plotë madje si të thuash nën mbrojtjen e policisë së postes kufitare të Dhërmiut”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY