Bashkia e Tiranës vlerësoi te dielen me çmimin“Personalitet i Vitit 2015”, 10 persona të cilët sipas bashkise kanë dhënë kontributin e tyre për qytetin e Tiranës.
Medaljet e mirënjohjes u ndanë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se personat e vlerësuar me këtë çmim janë njerëzit që me kreativitetin, energjinë dhe punën e tyrë vullnetare, vitin që lamë pas kanë bërë gjëra që për të tjerët janë të pamundura.
Lista:
1. Ened Mato
Me motivacionin “Për këmbënguljen dhe dëshirën e madhe për ta shndërruar Tiranën në një qytet te gjelbër, me më shumë korsi biçikletash dhe më miqësor ndaj atyre që ngasin dyrrotakët”.
2. Julia Sinanaj Zoi
Me motivacionin “Për rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë, nëpërmjet ideve inovative për biznes”
3. Enid Mero
Me motivacionin “Për promovimin e vazhdueshëm të zonave të bukura turistike malore të Tiranës, nëpërmjet organizimit të garave me Mountain Bike”.
4. Alma Gerxhani
Me motivacionin “Për promovimin e turizmit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet faqes ëëë.visit-tirana.com.”
5. Sadik Malaj
Nderim i veçantë, pas ndarjes nga jeta, me motivacionin “Për organizimin e aktiviteteve multifunksionale që promovonin turizmin në Tiranë”.
6. Helidon Haliti
Me motivacionin “Për organizimin e Bienales së I të Akuarelit në Tiranë, duke sjellë në Tiranë mbi 200 artistë dhe kthyer kryeqytetin në qendrën e botës shumëngjyrëshe të pikturave të akuarelit”.
7. Klodeta Buzi
Me motivacionin “Për themelimin e Akademisë “Hollyëood”, një frymëzim i bukur për dhjetra të rinj që e duan dhe jetojnë çdo ditë me muzikën”
8. Ilir Hoxholli & Arber Hajdari
Me motivacionin “Për nismën “Fundjava Ndryshe”, një organizim dëshirash e përpjekjesh, që rrahin si zemër për njerëzit në nevojë të qytetit tonë; heronj që sjellin pak shpresë në shtëpitë e gjithkujt që ka nevojë këtë fundviti”.
9. Desli Shahini
Me motivacionin “Për projektin ‘Jemi njësoj’, për trainimin e gjuhës së shenjave dhe rritjen e ndjeshmërisë sociale ndaj personave me probleme në të folur e në dëgjim”.
10. Shkelzen Dunisha
Me motivacionin “Për projektin e pastrimit të Liqenit Artificial të Tiranës nga mbetjet biologjike dhe mbeturinat e hedhura në një thellësi deri 1.8 m”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/