Mark Frroku dorëzon vulën e partisë, dorëhiqet edhe si kryetar i PKD

Mark Frroku dorëzon vulën e partisë, dorëhiqet edhe si kryetar i PKD

214
0
Shares

Mark Frroku heq dorë edhe nga drejtimi i Partisë Kristian Demokrate.
Pas vetëdorëzimit të mandatit të deputetit, Frroku dorëhiqet edhe nga drejtimi i partisë, ne emër të së cilës u zgjodh deputet.
Ish deputeti, i cili ka kërkuar që të lërë vullnetarisht mandatin e deputetit dhe drejtimin e PKD-sw, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, fshehje të rreth 2 milion USD pasuri, pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm.
Ish-kreu i PKD-së, aktualisht ndodhet në burg. Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur 4 akuza për shtetasin Mark Frroku.
“…janë ngritur disa akuza dhe për këtë gjë unë vendosa të jem në gatishmëri të organeve të drejtësisë duke dhënë dhe kontributin tim me qëllim zbardhjen e atyre akuzave dhe drejtësia të triumfojë. Për këtë arsye unë vendosa të jap shembullin tim të dorëheqjes nga mandati i deputetit, në respektim të frymës së dekriminalizimit të Parlamentit si dhe për një drejtësi të pa ndikuar nga veshja me mandate deputeti. Jemi mbledhur këtu…për t’ju paraqitur dorëheqjen time nga detyra e kryetarit të Partisë Kristian Demokrate. E mora këtë vendim për të treguar edhe një herë se partia jonë është dhe do të jetë parti me integritet të lartë moral…”, shkruan ndër të tjera Frroku.
Në letrën e dorëheqjes Frroku “lutet” që kjo dorëheqje të shërbejë edhe për të tjera nga radhët e politikës.
“Ky akt i sotëm do të uroj të jetë një precedent për politikanët shqiptarë dhe të shërbejë që në të ardhmen do të ketë dorëheqje dhe largime të tjera në radhët e politikës”, shkruan Mark Frroku në fund të letrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY