Grekët dhe italianët ndotën bregdetin e Durrësit

Grekët dhe italianët ndotën bregdetin e Durrësit

61
0
Shares

Zbulohen autorët e ndotjes masive të detit në zonën e Plazhit në Durrës. Një anije greke dhe një italiane hodhen vajin në det për të shmangur pagesën e taksave duke shkatuar një katastrofë ekologjike në bregdetin e Durrësit.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për rastin, ndërsa u ka dërguar letër porosi Greqisë dhe Italisë, duke kërkuar që të marrin në pyetje ekuipazhin e tyre. Gjashtë marinarë janë përgjegjës për katastrofën ekologjike në ujëra detare.

“Pas hetimeve intensive, kemi dalë në përfundimin se bregdeti u ndot nga dy, ose njëra prej dy anijeve, që kaluan pak orë para se të konstatohej ngjara në ujërat territoriale shqiptare.

Për të shmangur taksat e larta në portet e shteteve fqinje, si Greqia dhe Italia, ekuipazhi ka derdhur në ujërat territoriale mbetjet e hidrokarbureve, të cilat dallgët i sollën në bregdetin e Durrësit.

Kemi dërguar letër-porosi në Greqi dhe Itali për të marrë miratimin e homologëve tanë, me qëllim për të marrë në pyetje ekuipazhet e tyre. Jemi të bindur, por pasi të kopsitim provat, do të bëjmë të ditur edhe emrin e anijes”, thanë burime nga grupi hetimor.

Mëngjesin e 7 nëntorit, bregdeti i Durrësit nga “Ura e Dajlanit” deri në “Iliria” u mbulua nga nafta dhe lubrifikante, duke u kontaminuar plotësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY