Ismail Morina, i njohur tashmë si “Ballisti”, ia ka dalë më në fund të fitojë “lirinë”. Gjykata e Lartë ka vendosur sot “arrest shtëpie” për Ballistin.
Rreth tre muaj nga arrestimi i tij, Ballist Morina, më në fund, për Vitin e Ri, do të jetë në shtëpi.
Rekursin për masën e sigurisë ai e kishte depozituar në datën 11 dhjetor, në këtë gjykatë.
Ballist Morina u arrestua rreth tre muaj më parë në Tiranë, për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë pak ditë para ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi, në “Elbasan Arena”. Ballist Morina, është personi që ka marrë përsipër ngritjen e dronit, me flamuj e simbole kombëtare shqiptare, mbi stadiumin “Partizani” të Begoradit më se një vit më parë, në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/