Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

CILAT DHE SA RRITEN/ Këshilltarët PS e LSI “dhuratë” vlonjatëve më shumë taksa për vitin 2016

28/12/2015
CILAT DHE SA RRITEN/ Këshilltarët PS e LSI “dhuratë” vlonjatëve më shumë taksa për vitin 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetarët e Vlorës, do të paguajnë më shumë taksa dhe tarifa, gjatë vitit 2016.
Kështu ka vendosur Këshilli i Bashkisë Vlorë, në mbledhjen e fundit për vitin 2015, të zhvilluar sot.
Kanë qenë 21 vota “pro” dhe 14 “kundër” rritjes së taksave.
Sipas miratimit të pasqyrës së re të taksave sot këshill, vlonjatët do të paguajnë më shumë taksa, për pasuritë e paluajtshme.
Për herë të parë vlonjatët, do të paguajnë taksë mbi truallin, e cila do të përfshijë edhe bizneset.
Rritje ka pësuar edhe taksa e fjetjes në hotel, duke i dhënë një goditje sektorit të turizmit në Vlorë, duke iu shtuar problematikave që ka ky sektor, në Vlorë.
Këshilli i Bashkisë ka miratuar rritje takse dhe për sa i përket taksës së ndikimit në infrastrukturë, ndërkohë që sektori i ndërtimit vazhdon të jetë në krizë të plotë, për shkak të inflacionit të ndërtimeve, por edhe për shkak të bllokimit të lejeve për të ndërtuar.
Taksa e tabelës dhe reklamës ka ekzistuar për 4 kategori, por nga Bashkia është paraqitur për miratim një total prej 7 taksash.
Në tarifat, për zënien e hapësirave publike, janë shtuar 2 kategori të reja taksash dhe konkretisht:
1. taksa e zënies së hapësirave publike për qëllime biznesi.
2. për zënien e hapësirave publike në plazh.
Tarifa e shërbimit të ndriçimit dhe gjelbërimit, ka pësuar një rritje nga 1500 lekë në 1800 lekë, në qytetin e Vlorës dhe Orikumit ndërsa për sa u përket njësive të reja administrative që i janë bashkuar Bashkisë së Vlorës, ato janë edhe më të mëdha, siç është rasti i Komunës Qendër, në të cilën kjo tarifë ka qenë 300 lekë ne vit dhe që sot banorët e këtyre zonave do te detyrohen te paguajnë vlerën 1200 lekë ose 4-fishin e asaj që paguanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.