Janë rreth 32 familje të ish pallatit të rezervave në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës të cilat kanë protestuar këtë të dielë kundër vendimit për lirimin e banesave. Gjykata ka vendosur në favor të vendimit të AKKP-së e cila i njeh pronësinë familjes Shkëmbi.
Pas rreth 129 seancave gjyqësore, banorët shprehen se ky vendim është i padrejtë. Ata shprehen se janë që në vitin 1992 me vendim të Bashkisë së Shkodrës në këto banesa, ndërsa një vendim i gjykatës u jep 10 ditë afat për t’i liruar.
Edhe pse kanë 23 vite të vendosur në këtë truall , AKKP sipas tyre ka privatizuar këtë objekt pa dosje, veprim që është kryer edhe nga bashkia Shkoder. Akuza ata hedhin për gjykatën e cila ka shqyrtuar dosjet e tyre.
Banorët i bëjnë thirrje prokurorisë dhe krimit ekonomik, si dhe ministrisë së Drejtësisë që të verifikojnë çështjen, ndërsa thonë se do ta kundërshtojnë me forcë vendimin për të liruar banesat e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/