Kreu i Departamentit të Sigurisë e Rendit Publik në PD, Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar sot dështimin, sipas tij, të “reformës” së gjobave. Për këtë ai i është referuar një raporti të INSTAT, i cili evidenton rritje të aksidenteve automobilistike dhe të viktimave të tyre, për vitin 2015.
“Shqipëria bëhet përditë më e pasigurt! INSTAT raporton se aksidentet rrugore në 2015 u rritën me 15.8 %. Numri i të aksidentuarve u rrit me 17.2 %. Në 3 muaj të 2015 u kryen 586 aksidente rrugore. “Reforma” e burgosjes së shqiptarëve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi. Qeveria Rama Meta njeh vetëm 1 mënyrë për qeverisje: ndëshkimin e shqiptarëve. Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve. Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit”, deklaroi Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/