Policia, në gatishmëri. 70% e efektivëve në detyrë

Policia, në gatishmëri. 70% e efektivëve në detyrë

62
0
Shares

Të paktën 70 për qind e efektivëve të Policisë së Shtetit do të jenë në detyrë natën e ndërrimit të viteve.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditura se, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako ka nxjerrë një urdhër për të përforcuar masat në shkallë vendi, duke kaluar në gatishmëri të përforcuar.

Në shërbim do të jenë, përveç Policisë së Rendit, asaj të Qartkullimit Rrugor dhe Policisë kundër Krimit, por edhe struktura të Antiterrorit, si dhe forcat operacionale. Për Policinë Rrugore, urdhri i nxjerrë detyron të gjithë efektivin të jetë në detyrë në natën e ndërrimit të viteve.

Policisë Rrugore i është kërkuar t’i vijë në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe të kryejë kontrolle të rrepta për ata, që do të drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.

Në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm thuhet se, kërkohet marrja e masave në kufi, si dhe shtimi i sporteleve, duke eliminuar radhët. Çako i kërkon Policisë Kufitare të jetë në shërbim të kulturuar dhe të bëhet kujdes, për të krijuar lehtësira ligjore, për të shmangur radhët e të gjithë shtetasve shqiptarë dhe të huaj, që do të udhëtojnë drejt vendit tonë e anasjelltas.

Numri një i Policisë së Shtetit u ka kërkuar patrullave të përgjithshme të intensifikojnë patrullimet e t’iu përgjigjen në kohë shqetësimeve të qytetarëve. Ndërkohë që strukturat kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda, si dhe ato të krimit ekonomik duhet të jenë në detyrë për të parandaluar dhe goditur ndonjë veprimtari të mundshme të paligjshme, që mund të zhvillohet në pikat e kalimit apo në kufirin e gjelbër, duke përfituar nga fluksi apo nga ditët festive.

/ Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY