Më shumë se 300 monedha ari janë gjetur në një varr aristokrat 2 mijëvjeçar në Kinë, që i përket periudhës së dinastisë Han lindore (e cila zotëroi nga vitet 206 para Krishti dhe 24 pas Krishtit). Arkeologët shpjegojnë se bëhet fjalë për zbulimin më të madh të monedhave të arta të dinastisë Han.
Zbulimi u bë në varrin e prijësit ‘Haihunhou’, në qytetin Nanchang, kryeqendra e provincës lindore Jiangxi. Mendohet se bëhet fjalë për Liu He, nipi i perandorit Wu, të cili i ishte dhënë titulli ‘Haihunhou’ për shkak se koha e sundimit të tij si perandor zgjati vetëm 27 ditë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/