Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRAFTI/ Prokurori e Gjykatë speciale për hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve

27/12/2015
DRAFTI/ Prokurori e Gjykatë speciale për hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurori dhe Gjykatë speciale kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është një nga propozimet kryesore të draftit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në Drejtësi.
Në dokumentin e plotë të siguruar nga “Panorama”, në nenin 53 të ndryshimeve kushtetuese parashikohet një strukturë e posaçme antikorrupsion me prokurorë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve. Madje, do të jenë prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që do të kenë në varësi Byronë Kombëtare të Hetimit.

Monitorimi ndërkombëtar
Por drafti për ndryshimet kushtetuese përcakton edhe monitorimin ndërkombëtar të Drejtësisë. Neni 2 i kapitullit “Vlerësimi kalimtar i kualifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve” shpjegon përbërjen dhe detyrat e këtij misioni.
“Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe asistencës ndërkombëtare dypalëshe. Ky Mision ka të drejtë të emërojë vëzhgues ndërkombëtarë në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai kryesohet dhe vepron nëpërmjet Komisionit Europian që koordinon ndihmën ndërkombëtare”, thuhet në projektin për ndryshimet kushtetuese.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të jetë filtri kualifikues i çdo vendimi të komisioneve që do vlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët.
“Vëzhguesit Ndërkombëtarë mund ta dërgojnë çështjen për shqyrtim në Komisionin e Pavarur Alternativ të Shkallës së Parë ose në Komisionin e Zgjeruar të Shkallës së Apelit, sidomos në rast se ata e konsiderojnë të paarsyeshëm vendimin e propozuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose nëse konstatojnë tregues të mjaftueshëm dhe bindës që vendimi i propozuar është i papërshtatshëm, nuk mban parasysh fakte ose prova të rëndësishme, nuk bazohet në ligj, ose është rezultat i një ndikimi të papërshtatshëm”, thuhet në draft.

Shkarkimet
Drafti për ndryshimet kushtetuese zbulon kohën gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i Drejtësisë nga të korruptuarit dhe të paaftët. Drafti përcakton periudhën 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2019 gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i radhëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk duhet të jenë në Drejtësi.
Për këtë, gjyqtarët dhe prokurorët do të analizohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të performancës dhe justifikimit të pasurisë së deklaruar prej tyre. Të gjithë komisionerët do të kenë të njëjtin status me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, gjatë gjithë mandatit dhe një pagë bruto prej 600.000 lekësh në muaj.
Në sitë të këtij komisioni do të kalojnë të gjithë gjyqtarët, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, prokurorët, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, si dhe këshilltarët e tyre.
Gjyqtarët ose prokurorët që do të vlerësohen nga ky komision mund të dorëhiqen nga detyra, vlerësimi ndaj tij pushon menjëherë, pavarësisht nga koha e dorëheqjes, si përpara, ashtu edhe gjatë kohës së vlerësimit.
Personat nën vlerësim që dorëhiqen nga detyra, nuk mund të shërbejnë si gjyqtarë në ndonjë shkallë gjykimi, si prokurorë, si anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ose Prokuror i Përgjithshëm, për një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Pasuria do të jetë një tjetër kriter vlerësimi për personat e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.