Arrestohet 36 vjeçari, ja 5 vjedhjet që ka kryer brenda këtij muaji...

Arrestohet 36 vjeçari, ja 5 vjedhjet që ka kryer brenda këtij muaji në Tiranë

59
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili akuzohet për 5vjedhje të ndodhur në kryeqytet vetëm muajin e fundit.

Në kuadër të operacionit “Kosovari”, është arrestuar Blendi Cermjani, banues në Tiranë. Mësohet se ky shtetas u arrestua në një parukeri, në rrugën “Shefqet Musaraj”, pasi dyshohej se i kishte vjedhur portofolin shtetases M.H., 31 vjeç, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryerera rezulton se ky person është autor i katër vjedhjeve të tjera, të gjitha të ndodhura brenda këtij muaji.

Më datë26.12.2015, ka bërë kallzim shtetasi, K. M, se i kanë vjedhur biznesin e tij tip “Mini Market”, duke vjedhur disa steka cigare (nga kontrolli i banesës këtij shtetasi ju gjetën cigaret e vjedhura)

Më datë 24.12.2015, në rrugën “Gjergj Bue Shpata” është vjedhur kioska e shtetasit L. B.

Më datë 21.12.2015, në rrugën e “Durrësit”, është vjedhur një kasetofon dhe një MP-3, në mjetin në pronësi të shtetasit R. A.

Më datë 21.12.2015, në rrugën “Frederik Shiroka” tek disa magazina janë vjedhur dy telefona celularë të shtetasve Z. T dhe E. K.

Në cilësinë e provave materiale, policia ka siguruar pamjet filmike të mjediseve ku ka kryer vjedhjet ky person.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY