Vendimi i qeverisë rrit koston e kredisë, në skemë futen tatimet

Vendimi i qeverisë rrit koston e kredisë, në skemë futen tatimet

65
0
Shares

Përqindja e lartë e kredive të këqija në banka po shton barrierat e biznesit për të aplikuar apo marrë një kredi pas vendimit të qeverisë që në procedurë të futen edhe tatimet.

Nga 1 janari asnjë bankë nuk do lejohet të japë më kredi nëse bilanci i subjekteve nuk është i certifikuar nga tatimet, shkruan shqiptarja.com.

Në planin e masave kundër kredive me probleme, Qeveria përcakton 31 dhjetorin si afatin e fundit në të cilin bankat dhe institucionet jo bankare duhet të marrin masat për të shmangur dhënien e kredive në bazë të bilanceve të dyfishta.

Përfshirja e tatimeve bëhet me qëllim për të shmangur deklarimet informale në banka por kjo shton procedurat dhe kohën e marrjes së kredisë duke rritur edhe koston.

Rreziku tjetër është se tatimet kanë marrëdhënie të lodhshme me publikun. Marrja e vërtetimeve apo dokumetave të tjerë kalon në procedura burokratike që zgjasin shumë në kohë. Shto këtu edhe korrupsionin në zyrat lokale.

Ndërkaq tatimet mund të favorizojnë klientë preferenciale dhe të bllokojnë klientë të tjerë duke ndërhyrë në konkurencë dhe në treg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY