Tiranë/Bien në pranga 3 hajdutë kompjuterash

Tiranë/Bien në pranga 3 hajdutë kompjuterash

93
0
Shares

Policia e komisariatit 6 në Tiranë arrestoi 3 persona lidhur me vjedhjen e një shkolle 9 vjecare në Yzberisht.

Nga tërësia e veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetaseve :

1. Denis Kodra, 20 vjeç lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal .

2. Jetnor Laho, 20 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal .

3. F. H, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tirane, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” kryer në bashkepunim”, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin më datë 19.12.2015, gjatë natës pasi kanë hapur me force dritaren e një klase në ambjentet e kësaj shkolle kane vjedhur 10 (dhjetë) kompjutera të markave të ndryshme si dhe një shumë prej 56000 lekësh .

Nga ana e Policisë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale dhe konkretisht: 10 (dhjete) kompjuterat dhe aksesoret e tyre.

Materialet e para proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme në lidhje me veprën penale te parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal “Vjedhje”, ne ngarkim te shtetasve Denis Kodra,Fatmir Haxhiu dhe Jetnor Laho .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY