Aktori i humorit Salsano Rrapi, së shpejti do të bëhet baba. Moderatori i spektaklit “Portokalli” dhe aktorja Erjona Kakeli, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas burimeve të afërta nga miqtë e tyre.
Ata nuk kanë bërë ende martesë me celebrim, por jetojnë nën një çati dhe presin të bëhen prindër së shpejti.
Çifti i artistëve, të cilët kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie, nuk dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët këtë lajm nga jeta private, duke preferuar të mbetet i fshehtë, përderisa Erjona këto kohë po përgatitet për një shfaqje të re në teatër dhe është e detyruar të shkojë përditë në prova, kështu që s’mund të kalojë pa rënë në sy barku i fryrë, shkruan “Panorama”.
Nuk dihet ende seksi i fëmijës, gjë që pritet të mësohet në javët në vazhdim. Sa i takon marrëdhënies së çiftit, Salsano dhe Erjona tregohen të dy të rezervuar në media për jetën private.
Ngacmimeve të gazetarëve se si po shkon jeta e tyre, Erjona u është përgjigjur se po jetojnë në një çati, ndërsa vetë Salsano ka pohuar në një intervistë se, nuk ka ndonjë plan të organizojnë ceremoni martese në jetë, pasi në skenë i ka ndodhur ta provojë një herë atë ndjesi në një shfaqe teatrale.
Bashkë në skenë, dy aktorët janë takuar 6 vite më parë në teatrin “Skampa”, kur luajtën komedinë tragjike “Kolonel Zogu”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/