Media në internet, ende pak reklama

Media në internet, ende pak reklama

86
0
Shares

Tregu i reklamave po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt internetit, megjithëse si vlerë ai mbetet i ulët, duke mos i kaluar 1.5 milionë euro, apo rreth 4-5% të totalit të tregut të publicitetit në vend. Tarifat e reklamave në internet mbeten ende të ulëta, ndërsa shumë gazeta ofrojnë module online falas, vetëm për të tërhequr reklamues në versionin e shtypur.

Për portalet kryesore që kanë investuar prej vitesh dhe kanë krijuar një bazë të gjerë lexuesish, të ardhurat nga reklamat online po vijnë në rritje.

Vilma Mesareja, drejtoreshë e marketingut të Focus Media News, që menaxhon dhe portalin më të madh të lajmeve në vend, Balkan Web, pohon se në 2014-n, ata kanë parë rritje prej 30% të të ardhurave nga reklamat. Ajo pohon që ka një zhvendosje të reklamave nga print te online, në linjë me shtimin e klikimeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Internet World Stat dhe ITU (International Telecommunication Union) në Shqipëri, përdorimi i internetit arriti në rreth 64% në vitin 2013. Rezulton se 1.8 milionë shqiptarë kanë përdorur internetin vitin e kaluar, më shumë se gjysma e popullsisë në vend.

Shkalla e penetrimit të mediave sociale në vend është rritur shumë, sidomos gjatë pesë viteve të fundit duke arritur në 45 përqind të popullsisë në shkurt të vitit 2014, sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë.

Kjo shifër është më e lartë se mesatarja e Europës e cila në këtë kohë arrinte në 40 %. Numri i përdoruesve të mediave sociale në këtë periudhë llogaritej rreth 1 400 000 vetë. Shqipëria arrin të renditet e 18-ta në Europë në vitin 2014 duke lënë pas në këtë aspekt edhe vende të zhvilluara si Zvicra, Franca, Italia, Spanja, etj.

Koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY