Grid Rroji, asnjë fjalë të keqe për Edi Ramën, kërkon parti të...

Grid Rroji, asnjë fjalë të keqe për Edi Ramën, kërkon parti të re

153
0
Shares

Ish-këshilltari i Sali Berishës, Grid Rroji ka paralajmëruar krijimin një partie të re e cila ka në thelb grupin “Rrethi i Ferrit”, ndërtuar kryesisht me njerëz të kënduar të diasporës.

Propozimin e tij e ka postuar në rrjetet sociale bashkë me ish-dhjetoristin Shenasi Rama.

Ndër të tjera Rroji bën një kritikë të ashpër politikës në përgjithësi por ndalet tek kryesisht tek Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ajo që bie në sy është se kritikohet edhe Lulzim Basha që është në opozitë shumë më tepër së Edi Rama që është kryeministër. Bile këtij të fundit nuk i përmendet askund emri gjatë gjithë analizës së gjatë të këshilltarit për komunikimin në kryeministri në vitet 2006-2009.

Ja dhe pjesa e fundit e postimit të Rrojit:

A kemi zgjidhje?

Siç e kemi thënë me kolegët e Forumit Intelektual “Rrethi i Ferrit” në emisionin Tonight të Ilva Tares i cili do të transmetohet javën që vjen, zgjidhja e vetme e duhur për shqiptarët është braktisja e parisë dhe një fillim i ri, me mendësi të re dhe njerëz të rinj. Viti që po vjen do ta bëjë edhe më të qartë se shqiptarët kanë nevojë të mbështesin një alternativë të re, e cila të synojë ndërtimin e strukturave të shtetit komb, një ekonomi tregu që mbështet prodhimin vendas, një sistem drejtësie të pakorruptueshëm dhe të rivendosë ekuilibrat shoqërorë. Këta që janë na kanë prurë në Rrethin e Ferrit, nuk munden dhe nuk do t’a bëjnë ndryshimin. Ndryshimin do ta bëjnë shqiptarët e ndershëm, që duan të jetojnë me nder e dinjitet në shtetin e tyre që i mbron dhe u jep siguri fizike, ekonomike dhe shoqërore. Shqipëria shqiptarëve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY