DYSHIMET/ Para se të vetëvritej Klea foli me nënën 30 minuta, nuk...

DYSHIMET/ Para se të vetëvritej Klea foli me nënën 30 minuta, nuk dha asnjë shenjë

590
0
Shares

Policia e Prokuroria kanë kërkuar të dhëna nga mjekësia ligjore për pranin ose jo të ndonjë substance në trupin e 20 vjecares. Dyshohet se një situatë ekstreme në momentet e fundit para vetëhedhjes, ka qenë shkak i veprimit të kryer nga 20- vjeçarja. Policia e ka klasifikuar veprimin si vetëvrasje duke përjashtur mundësin e vrasjes së Kleas. Mësohet se vetëm 30 minuta para vetëhedhjes nga lartësia, studentja Klea Shyti kishte folur në telefon me familjarë të saj të afërm. Në këtë telefonatë ajo kishte biseduar normalisht pa lënë asnjë dyshim apo shkak për diçka të pazakontë. Për këtë arsye hetuesit dyshojnë se 20-vjeçarja mund të ketë pasur ndonjë debat apo përplasje të fortë emocionale me persona të tjerë para se të kryente aktin e vetëvrasjes. 20-vjeçarja Klea Shyti, nga Fieri, studente e vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga 11 kate lartësi mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY