Ambasadorja Vlahutin me Presidentin kroat Ivo Josipovic gjate kremtimit te ditelindjes se tij tri vite me pare
Të paktën dy prej dëgjesave për reformën në drejtësi tyre janë shoqëruar me tension dhe ilaritet, sipas gazetës Dita e cila vëren se një pjesë e debatit është zhvilluar jashtë syrit të medias.
Gjatë një dëgjese të drejtuar nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Vllahutin një gjykatës i pranishëm i ka përmendur asaj të kaluarën dhe “mungesën e moralit për të akuzuar”, ndërsa ambasadorja ishte duke u përmendur të pranishmëve korrupsionin në vendime.
Sipas gazetës, diplomates Vlahutin, e cila është kroate i janë përmendur disa shkrime të sikletshme në mediat e vendit të saj gjatë kohës kur Vlahutin punonte në stafin e presidentit Ivo Josipoviç në pozicionin e këshilltares për punët me jashtë.
Mediat kroate kanë aluduar hapur se karriera e ish-gazetares Vllahutin u ndikua nga një lidhje “përtej miqësisë” me ish-presidentin, 55 vjecar, i martuar dhe baba i një fëmije, shkruan gazeta Dita.
Znj.Vllahutin e ka kaluar replikën duke thënë se tema e dëgjesës nuk kishte të bënte me punët e saj private, sipas kësaj gazete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/