Buxheti 2016/ Ja taksat e reja që do të paguajnë bizneset e...

Buxheti 2016/ Ja taksat e reja që do të paguajnë bizneset e familjet në Tiranë

81
0
Shares

Një familje në qytetin e Tiranës do të paguajë 5 mijë lekë tarifë pastrimi. Ndërsa për njësitë Dajt, Farke, Kashar, tarifa do të jetë më e ulët dhe do paguhet 2 mijë lekë. Për njësitë Bërzhitë, Baldushk, Petrelë, Vaqarr, Pezë, Ndroq, Krrabë, Shëngjergj, Zall-Herr, Zall-Bastar do paguhet vetëm 1 mijë lekë të reja në vit. Janë këto tarifat e pastrimit, të cilat parashikohen në paketën fiskale për vitin 2016 të Bashkisë së Tiranës.Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave për të gjithë familjarët dhe bizneset e vogla do të mbetet e pandryshuar, ndërsa për bizneset e mëdha dhe bizneset VIP do të rritet. Tarifë pastrimi do të paguajnë edhe automjetet për transport, shoqatat si dhe profesionet e lira.

Mënyra e pagesës
Bashkia ka përcaktuar edhe mënyrën e pagesës. Për familjet detyrimi paguhet në dy këste. Kësti i parë paguhet brenda datës 20 prill, dhe kësti i dytë paguhet brenda datës 30 shtator. Për çdo familje të krijuar rishtazi, afati i pagesës së pastrimit do të jetë nga dita e regjistrimit në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake. Për të llogaritur detyrimin duhet të paraqitet pranë agjentit tatimor, çertifikata familjare.
“Për kategorinë “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 20 prill.

Për kategorinë “Subjekte Ndërtimi”, nënkategorinë “Njësi ndërtimi për çdo kantier ndërtimi” etj, llogaritja e tarifës së pastrimit bëhet me zbardhjen e lejes së ndërtimit deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për leje shfrytëzimi pranë Bashkisë së Tiranës.

Të ardhurat nga tarifa e pastrimit do të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin është vendosur kjo taksë”, – thuhet në paketën fiskale të Bashkisë së Tiranës.
Tarifa e pastrimit do të mbetet në të njëjtin nivel për kategoritë familjarë dhe biznese të vogle, ndërsa do të rritet për bizneset e mëdha dhe VIP.

Në buxhetin e Bashkisë së Tiranës janë parashikuar edhe tarifat e reja për të parkuar makinën në rrugë.

Parkimi i makinave, tarifat nga 20-100 lekë ora

Nga janari të gjitha makinat që do të parkohen në rrugë, duhet të paguajnë tarifë nga 20 deri në 100 lekë ora. Bashkia në buxhetin e vitit të ardhshëm që parkimi të kryhet me biletë. “Territori i Bashkisë Tiranë është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qёllim vendosjen dhe vjeljen e tarifёs sё shёrbimit tё parkimit publik me pagesё – mbёshtetur nё karakteristikat funksionale tё tyre”, – thuhet në relacionin e projektbuxhetit për vitin 2016-t. Tarifat do të jenë si më poshtë: Zona A, Tarifa pёr vendparkim nё rrugё 100 Leke/ora. Zona B, Tarifa pёr vendparkim nё rrugё 40 Lekё/ora. Zona C, Tarifa pёr vendparkim nё rrugё 20 Lekё/Ora. Nga kjo tarifë parashikohen të mblidhen 300.000.000 lekë.

Taksë e trualit,Do e paguajnë familjet në Tiranë e qiraxhinjtë
Një taksë e re e miratuar nga qeveria , është edhe taksa e truallit. Këtë taksë do ta paguajë çdo familje por edhe ata që janë me qira në qytetin e Tiranës. Masa e kësaj takse do të jetë 0.56 lekë për m2. “Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim. Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në m2, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit”, – thuhet në buxhetin e bashkisë. Nga kjo taksë parashikohen të mblidhen 20.000.000 lekë.

Taksa e fjetjes në hotel do jetë 140 dhe 350 lekë
Në paketën fiskale është përfshirë edhe taksa e re e fjetje në hotel e cila do të jetë 140 dhe 350 lek. “Baza e taksës së fjetjes në hotel, është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë. Janë subjekt i taksës të gjithë hotelet, motelet, stabilimentet turistikë, pensionet, shtëpitë e pritjes, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë ushtrim veprimtarie”, – thuhet në paketën fiskale të Bashkisë së Tiranës. Për hotelet me 4-5 yje do paguhet 350 lekë për çdo fjetje. Për hotelet e tjera, bujtina, fjetinë, motel, dhe çdo njësi tjetër akomoduese do paguhet 140 lek lekë , shkruan shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY