Të paktën 11 taksa do të pësojnë ndryshime sipas projektit të administratës së bashkisë dhe që priten të miratohen nga këshilli bashkiak javën e ardhshme.
Pavarësisht se llojet e taksave parashikohen në ligj bashkia ka të drejtë të futë taksë të përkohshme si ajo për infrastrukturën arsimore që do të jetë vetëm për 7 vjet.
Taksa e truallit si pasuri e paluajtshme qëndron e palëvizur, ndërsa ka pësuar ulje për banorët që me ndarjen e re territoriale i janë bashkuar Tiranës. Kështu, njësitë Tiranë, Dajt, Farkë dhe Kashar duhet të paguajnë 15-30 lekë për metër katrorë në vit, ndërsa njësitë e reja administrative gjysmën e tyre, këste të cilat duhet të paguhen 2 herë në vit. I pandryshueshëm mbetet niveli i taksës për tokat bujqësore, ndërsa aplikohet ulje në masën 30% për ata që i punojnë.
Një tjetër taksë po për pasurinë e paluajtshme është ajo e truallit me një vlerë, që është 0.56 lekë/m2 për individët dhe 20 lekë/m2 për bizneset. Bashkia mbështet bizneset e hoteleri-turizmit, duke ulur taksën e fjetjes, e cila varion nga 140-350 lekë për natë.
Për ndërtimet e reja ka një taksë më vete, e cila duhet të paguhet 5 ditë nga data e miratimit të lejes. Kjo ka pësuar një rritje që kap vlerën e 8% të çmimit të shitjes për metër katror, ndërsa për ndërtesat në proces legalizimi investitori duhet të paguajë 0.5% të parave për ndërtimin e objektit.
Ata që duan të shesin banesa apo objekte, duhet të paguajnë 700-1 mijë lekë për metër katrorë. Një taksë e re që nga muaji prill 2016-ës do të vijë bashkë me faturën e ujit është ajo për infrastrukturën arsimore, e cila nuk është gjë tjetër veçse ish-taksa e gjelbërimit, vlera e së cilës mbetet e pandryshueshme, 1800 lekë në vit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/